Gjini thotë se testi i arritshmërisë duhet të hiqet krejt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka thënë se testi i arritshmërisë duhet të hiqet, sa më shpejtë të jetë e mundur dhe të mos përsëritet, sepse sipas tij, nuk prodhon asnjë rezultat pozitiv.
Gjini ka thënë se testi është duke dështuar tash e sa vite sepse është mekanizëm që streson fëmijët dhe prindërit.

