75 Mall Live Search
20:08 / E Martë, 07 Korrik 2026 / L A

Ëndrra vazhdon për Argjentinën, përmbys ndaj Egjiptit dhe kalon në çerek-finale

Argjentina ka arritur të bëjë një “remontada” të madhe në Atlanta.

Ata mposhtën Egjiptin me rezultat 3-2, duke mbajtur gjallë shpresën për të mbrojtur titullin e kampionit të botës.

Ndeshje dramatike me shumë të papritura ku Argjentina e bëri nga 2-0 në 3-2 brenda 13 minutave.

Golat u shënuan nga Ibrahim dhe Zico për Egjiptin, ndërsa Romero, Messi dhe Enzo Fernandez që shënuan për Argjentinën.

Argjentina, në çerek-finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Zvicër-Kolumbi./IndeksOnline/