75 Mall Live Search
20:28 / E Martë, 07 Korrik 2026 / MSH1

Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit E.H., i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas Gjykatës, i pandehuri dyshohet se theri me thikë dy persona në Rahovec.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, “më 05 korrik 2026, rreth orës 22:30, në Rahovec, pas një mosmarrëveshjeje të çastit pranë lokaleve “C.B.” dhe “N’Q.B.”, i pandehuri dyshohet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar të dëmtuarin F.M., duke i shkaktuar plagë në pjesët vitale të trupit.

Si pasojë, i dëmtuari fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ndërsa më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Në të njëjtin incident, i pandehuri dyshohet se ka lënduar edhe të dëmtuarin E.H., duke e goditur me thikë në këmbën e djathtë, me ç’rast ai ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë”, thuhet në njoftim.