75 Mall Live Search
22:18 / E Martë, 07 Korrik 2026 / MSH1

Ekstradohet në Kosovë personi i involvuar në vrasje, në rastin “Kobra”

Policia e Kosovës njoftoi sonte ekstradimin e një të dyshuari, nga Hungaria në Kosovë.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet hungareze pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe fshehje e provave” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë” deklaroi policia.

Burime të IndeksOnline pohojnë se personi në fjalë ishte i përfshirë në rastin e njohur si “Kobra”.

Sipas njoftimit policor, i dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Kujtojmë se më 3 janar 2023, në lokalin “Kobra City” në Prizren, u vra një shtetas i Shqipërisë./IndeksOnline/