Pas ”manipulimit” të ndeshjes me Argjentinën, Infantinos i dhurohet flamuri i Egjiptit
Ndeshja mes Argjentinës dhe Egjiptit është më e polarizuara deri më tani në Kupën e Botës.
”Albiceleste” fitoi me një rikthim senzacional nga 0-2 në 3-2, duke kaluar në çerekfinale, shkruan IndeksOnline.
Futbollistët e Egjiptit dhe trajneri i tyre pas ndeshjes akuzuan FIFA-n dhe presidentin Gianni Infantino për manipulim të kësaj përballje, derisa edhe tifozë të shumtë të futbollit ishin kundër vendimeve të referit francez, François Letexier, i akuazuar për vendime të njëanshme.
Infantino derisa po ndjek ndeshjen mes Zvicrës dhe Kolumbisë, atij nga tifozët në stadium iu dhurua një flamur i Egjiptit, derisa i pari i FIFA-s e shpalosi para tyre.
Përballja Argjentinë – Egjipt do të vazhdoj të jetë temë diskutimi edhe në vazhdim të Kupës së Botës./IndeksOnline/


