VITA e fton për vizitë në fabrikë Armend Mujën
Fabrika e Përpunimit të Qumështit VITA ka publikuar një ftesë publike drejtuar ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja.
Përmes njoftimit, Muja u ftua nesër për të vizituar ambientet e fabrikës, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit, gjatë vizitës përfaqësuesit e VITA-s do ta njohin ministrin nga afër me procesin e prodhimit, pranimin e qumështit nga fermerët, standardet e cilësisë dhe bashkëpunimin me fermerët vendorë.
Po ashtu, fabrika ka bërë të ditur se synon të zhvillojë një diskutim të hapur me ministrin për sfidat aktuale dhe të ardhmen e sektorit të qumështit në Kosovë.
“Dyert e VITA-s janë të hapura. Ju mirëpresim nesër, më 08.07.2026”, thuhet në ftesën publike të kompanisë.
Kujtojmë se javën që lëmë pas, fabrika u mbyll pas vizitës së Inspektoriatit.

