75 Mall Live Search
08:22 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / Gj Sh

Kompletohen çerekfinalet e Kupës së Botës

Argjentina e Zvicra janë dy kombëtaret e fundit të cilat kanë siguruar biletën për çerekfinalen e Kupës së Botës 2026.

Tashmë janë kompletuar edhe përballjet çerekfinaliste të këtij botërori, ku na presin ndeshje spektakolare, shkruan IndeksOnline.

Të ejten nga ora 22:00, Franca do të luajë ndaj Marokos.

Të premten është koha për ndeshjen Spanjë – Belgjikë, e cila nis nga ora 21:00.

Të shtunen, Norvegjia përballet me Anglinë nga ora 23:00, ndërsa ndeshja Argjentina – Zvicra pas mesnate nga ora 03:00./IndeksOnline/