Eliminimi nga Kupa e Botës, Federata amerikane publikon deklaratën për të ardhmen e Mauricio Pochettinos
Pas eliminimit nga Kupa e Botës, e ardhmja e Mauricio Pochettinos në stolin e Amerikës është në dyshim.
Ish-trajneri i Tottenhamit dhe Chelseas i përfundon kontrata pas përfudimit të këtij turneu, shkruan IndeksOnline.
SHBA-ja u eliminua në 1/8 e finales, pas humbjes 4-1 nga Belgjika/
Federata e Futbollit e Amerikës pas eliminimit ka lëshuar një deklaratë për të ardhmen e Pochettinos, ku thuhet se do të ulen për të diskutuar dhe sqaruar pozicionin e tij.
“Ne patëm biseda pozitive me Mauricio-n para Kupës së Botës në lidhje me të ardhmen. Ne ramë dakord që do t’i vazhdonim këto biseda pasi të kishim një mundësi për të pushuar dhe reflektuar pas Kupës së Botës. Ne kemi shumë respekt dhe mirënjohje për Mauricio-n, stafin e tij dhe të gjithë ata që janë pjesë e programit. Ne kemi ndarë entuziazëm për potencialin tonë dhe gjithashtu kemi ndarë qartësi në lidhje me sasinë e punës në të gjitha nivelet që kërkohet ende për të arritur ambicien tonë”, thuhet në deklaratë.
Sipas raportimeve, Federata e Futbollit e Amerikës pritet t’i ofrojë Mauricio Pochettinos një kontratë të re katërvjeçare./IndeksOnline/

