FIFA cakton gjyqtarë argjentinas për ndeshjen Francë – Maroko
Ky Kampionat Botëror ka pasur mospajtime të shumta me vendimet e gjytarëve, të cilët akuzohen për gabime të qëllimshme.
Rasti i fundit ndodhi mbrëm, kur Egjipti pretendon se Argjentina është ndihmuar e kjo edhe me dorë të zgjatur edhe nga FIFA, shkruan IndeksOnline.
Derisa shtëpia më e madhe e futbollit në botë, ka caktuar pesë gjyqtarë argjentinas për ndeshjen çerekfinale mes francës dhe Marokos.
Facundo Tello do të jetë gjyqtar kryesor, i asistuar nga Juan Pablo Belatti dhe Gabriel Chade, Darío Herrera do të jetë gjyqtar i katërt, ndërsa Cristian Navarro si rezervist.
Duke parë që Franca është një nga kombëtaret favorite dhe në rast kualifikimi në finalen e madhe mund të luaj me Argjentinën, janë shtuar zërat se kjo është bërë në menyrë të qëllimshme, duke pasur aludime për të dëmtuar Francën dhe favorizuar Argjentinën./IndeksOnline/

