Era Istrefi pushton Spotify-n, shënon rritje spektakolare
Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare.
Brenda vetëm një muaji, artistja ka fituar mbi 1 milion dëgjues të rinj mujorë në platformën Spotify, shkruan Indeksonline.

Rritja e ndjeshme e audiencës konfirmon interesin në rritje për muzikën e Erës dhe forcimin e pranisë së saj në tregun ndërkombëtar të streaming-ut.

Me këtë arritje, Era Istrefi vazhdon të mbetet një nga artistet shqiptare më të dëgjuara në platformat muzikore globale, duke dëshmuar ndikimin e saj në industrinë e muzikës./Indeksonline/

