75 Mall Live Search
16:43 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / AR

Ditë feste për Olta Gixharin, aktorja mbush katër dekada jetë

Aktorja e njohur Olta Gixhari feston sot ditëlindjen, një ditë e veçantë që është shoqëruar me urime të shumta nga familjarë, miq dhe fansa.

Përveç karrierës së saj të suksesshme si aktore, prej dy sezonesh Olta është pjesë e spektaklit Big Brother VIP Kosova, ku mban rolin e opinionistes, shkruan Indeeksonline.

Me komentet e saj të drejtpërdrejta dhe analizat mbi dinamikat e shtëpisë, ajo është kthyer në një nga figurat më të spikatura të formatit.

Në këtë ditë të veçantë, Olta shënon 40-vjetorin e lindjes, duke vijuar të jetë një nga emrat më të njohur dhe më të komentuar të ekranit shqiptar./Indeksonline/