Neymar mund t’i japë fund karrierës si futbollist
Nga Brazili vijnë raportime tronditëse se Neymar Jr. po shqyrton seriozisht mundësinë për t’u tërhequr nga futbolli profesionist.
Sulmuesi brazilian ka kontratë me Santos deri në fund të këtij viti, por persona pranë tij bëjnë të ditur se ai pritet të marrë vendimin përfundimtar brenda pak ditësh, shkruan Indeksonline
Aktualisht, Neymar ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, sipas raportimeve, ende nuk ka një datë të caktuar për rikthimin te Santos.
🚨🇧🇷 𝗠𝗔𝗝𝗢𝗥 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: From Brazil, they don't rule out that Neymar Júnior will RETIRE FROM FOOTBALL.
— LowBlockClub (@LowBlockClub) July 8, 2026
He has a contract with Santos until the end of the year, but people close to him claim he will make the decision IN THE NEXT FEW DAYS.
Today he is in the United… pic.twitter.com/XeqZCPRf9E
Nëse këto raportime konfirmohen, futbolli botëror mund të jetë pranë humbjes së një prej yjeve më të mëdhenj të gjeneratës së fundit./Indeksonline/

