75 Mall Live Search
21:00 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / AR

Surpriza muzikore e Dhurata Dorës, kënga me DJ Snake publikohet së shpejti

Këngëtarja shqiptare Dhurata Dora ka zbuluar se një projekt i ri muzikor është rrugës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një video paralajmëruese për këngën “TOKA”, duke bërë të ditur se videoklipi do të publikohet të premten në orën 18:00, shkruan Indeksonline.

Në postim, Dhurata Dora ka shkruar: “Tok tok tok tok TOKA ❤️‍🔥”, ndërsa ka etiketuar edhe DJ Snake, duke lënë të kuptohet për bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre.

Të dy artistët kanë ngjallur kureshtje te fansat, të cilët po presin publikimin e këtij projekti të ri muzikor./Indeksonline/