75 Mall Live Search
21:04 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / G T

Zyrtare: Llapi prezanton Enes Beqirin, firmos kontratë deri në vitin 2029

KF Llapi ka zyrtarizuar transferimin e qendërsulmuesit të talentuar, Enes Beqiri, i cili është përforcimi më i ri i skuadrës nga Podujeva.

Sulmuesi 21-vjeçar ka nënshkruar kontratë afatgjatë me klubin bardhekaltër, e vlefshme deri në verën e vitit 2029, duke u bërë pjesë e projektit të Llapit për sezonet e ardhshme.

Beqiri vjen nga Vllaznia e Pozheranit, ku zhvilloi një sezon të shkëlqyer. Në 29 paraqitje zyrtare, ai realizoi 16 gola dhe regjistroi 10 asistime, statistika që e renditën ndër futbollistët më të spikatur të kampionatit.

Drejtuesit e Llapit e konsiderojnë transferimin e tij një investim të rëndësishëm për të ardhmen, ndërsa presin që sulmuesi i ri të sjellë cilësi dhe efikasitet në repartin ofensiv të skuadrës./Indeksonline/