“A kanë fund ato këmbë?”, Aktorja mahnit me paraqitjen e guximshme në Paris
Aktorja e njohur Charlize Theron ka tërhequr gjithë vëmendjen gjatë prezantimit të filmit The Odyssey në Paris, ku u shfaq me një kombinim të guximshëm që shkaktoi reagime të shumta.
50-vjeçarja, e cila së fundmi bëri bujë në rrjetet sociale me një fotografi provokuese, mbërriti në ngjarjen e organizuar pranë Eiffel Tower e veshur me një kombinim që ndërthurte elegancën klasike me elemente moderne dhe të guximshme, transmeton Indeksonline.
Për këtë paraqitje, Theron zgjodhi një xhaketë të zezë me prerje të thjeshtë, të cilën e kombinoi me pantallona shumë të shkurtra.
Krijimi, i firmosur nga Tom Ford, u kompletua me sandale me taka të larta dhe rripa transparentë, syze dielli dhe modelin e saj karakteristik të flokëve të shkurtra me onde të lehta.
Fotografitë dhe videot e aktores u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku përdoruesit vlerësuan si pamjen e saj, ashtu edhe zgjedhjen e veshjes.
“OMG”, “Duket fantastike”, “E mahnitshme”, “Sa e bukur” dhe “A kanë fund ato këmbë?”, ishin disa nga komentet që dominuan në rrjet./Indeksonline/


