75 Mall Live Search
21:46 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / G T

FIFA vazhdon praktikën: Gjyqtarët anglezë nuk arbitrojnë ndeshjet e Argjentinës në Kupën e Botës

FIFA vazhdon të zbatojë një praktikë të kahershme, sipas së cilës gjyqtarët nga Anglia nuk caktohen për të drejtuar ndeshjet e Argjentinës në Kupën e Botës.

Ky vendim lidhet me ndjeshmërinë historike që pasoi Luftën e Ishujve Falkland (Malvinas) në vitin 1982, me qëllim shmangien e çdo polemike apo perceptimi për konflikt interesi në ndeshjet e “Albiceleste”, shkruan Indeksonline

Learn About the Falklands War

Ky fakt rikthehet në vëmendje pikërisht në prag të çerekfinales së Kupës së Botës, ku Argjentina do të përballet me Zvicrën. Ekipi i Lionel Scalonit siguroi një vend mes tetë kombëtareve më të mira pas fitores dramatike 3:2 ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales, ndërsa Zvicra avancoi pasi eliminoi Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive.

Për këtë arsye, edhe në sfidën ndaj Zvicrës nuk pritet të ketë një arbitër anglez, në përputhje me politikën që FIFA ka ndjekur prej dekadash për ndeshjet e kombëtares argjentinase në turnetë botërorë./Indeksonline/