75 Mall Live Search
23:24 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / S Z

Çfarë tha Trumpi për sulmet e sotme ndaj Iranit?

Sulmet e sotme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit nuk ishin të papritura.

Presidenti amerikan, Donald Trump sot më herët tha se ato sulme po vinin dhe madje u duk sikur do ta paralajmëronte edhe Iranin.

Në samitin e NATO-s në Ankara të Turqisë, Trump bëri katër paraqitje para mediave, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti i ShBA-së tha se po i jep Iranit një paralajmërim të vogël.

“Ata [Irani] lëshuan disa dronë dhe një raketë drejt anijeve sepse ato ishin në ngushticë. Dhe kështu ne i goditëm shumë fort mbrëmë.

“Ndoshta do t’i godasim fort përsëri sonte. Do t’u jap një paralajmërim të vogël. Do t’i godasim fort sonte. Por, do të shohim se si do të shkojë gjithçka”, kishte deklaruar ai.