75 Mall Live Search
08:26 / E Enjte, 09 Korrik 2026 / AR

Humbje e madhe për Rezart Veleshnjën, i vdes babai

Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të vështira të jetës së tij, duke bërë të ditur ndarjen nga jeta të babait.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ai i ka kushtuar fjalë plot dhimbje, duke shprehur boshllëkun e madh që kjo humbje i ka lënë, shkruan Indeksonline.

“Ishe babai më i mirë në botë. Më ke lënë një boshllëk që nuk e di si do ja bëj! Ma theve zemrën. Zoti do të mbajë afër vetes vetëm për shpirtin dhe humorin që ke! ❤️”, ka shkruar Veleshnja.

Postimi i tij është shoqëruar me reagime të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen në këtë periudhë të vështirë./Indeksonline/

View this post on Instagram

A post shared by Rezart Veleshnja (@rezart._.veleshnja)