75 Mall Live Search
15:00 / E Enjte, 09 Korrik 2026 / AR

Aktori bëhet baba, vjen në jetë vajza me partneren e tij 30 vjet më të re

Luke Wilson (54) është bërë baba për herë të parë. Aktori amerikan ka mirëpritur një vajzë me të dashurën Kendall Yates (24), dhe lajmi i lumtur është konfirmuar ekskluzivisht nga revista People.

Çifti bëri paraqitjen e tyre të parë publike me vajzën e tyre të porsalindur të martën, më 7 korrik, në një event promovues për serialin e ri komik të Wilson, “The Hawk”, transmeotn Indeksonline.

Eventi u mbajt në Resort at Pelican Hill në Newport Beach, Kaliforni.

Wilson dhe Yates, 24 vjeç, mbërritën në event pak pas orës 5 pasdite.

Kendall e mbajti foshnjën në karrocë dhe çifti ua prezantoi të porsalindurin të ftuarve dhe kolegëve të Wilson, përfshirë aktorin Jimmy Tatro, përpara se të largoheshin.

Ata u larguan nga eventi para se të mbaronte, rreth orës 7 pasdite, raporton People. /Indeksonline/