75 Mall Live Search
19:19 / E Enjte, 09 Korrik 2026 / Gj Sh

Bashkimi prezanton basketbollistin nga Puerto Rico

KB Bashkimi po vazhdon përforcimet për sezonin e ri basketbollistik.

Skuadra nga Prizreni ka transferuar basketbollistin nga Puerto Rico, Gian Clavell, shkrun IndeksOnline.

Clavell vjen në Prizren me një karrierë të pasur në arenën ndërkombëtare.

Ai ka luajtur në EuroCup, Basketball Champions League, si dhe në kampionatet elitare të Spanjës (Liga ACB), Greqisë, Turqisë, Italisë, Rusisë dhe Puerto Ricos.

Me përvojën e tij në nivelet më të larta të basketbollit, Clavell i bashkohet Bashkimit për të kontribuar në realizimin e objektivave të klubit në garat vendore dhe ndërkombëtare./IndeksOnline/