75 Mall Live Search
21:30 / E Enjte, 09 Korrik 2026 / Z S

Deda: Këta njerëz e kanë për obligim me kriju institucione, të mos luajnë lojëra

Analisti Ilir Deda thotë se katër njerëz e kanë obligim me i themelu institucionet, duke iu referuar, Albin Kurtit, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku e Ardian Gjini.

“Takimi i parë do të dihet se a kanë mundësi ata me u marrë vesh a jo”, tha Deda në Politiko.

Ai ka deklaruar se nesër do të na japin lajmin se a kanë lajm të mirë apo të keq.

“Ju e dini tashmë se qytetarët janë zhgenju shumë me politikën dhe se këta lider e kanë obligim me i themelu institucionet”, tha ai mes tjerash.