Vritet me armë zjarri 35-vjeçari në Laç, qëllohet me plumb në kokë
Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në Laç mbrëmjen e kësaj të enjteje.
ABC News mëson se viktima është 35-vjeçari Ilirjan Lika. Ai është qëlluar me plumb në kokë.
Dyshohet se ka disa mbiemra dhe po verifikohet nëse ka precedent të mëparshëm penal.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit./Indeksonline/

