Kurti e Murati nisen për takimin me Hamzën, shihen në disponim
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë Hekuran Murati, janë nisur sot për një takim me kryetarin e PDK-së Bedri Hamza.
Kurti u shpreh optimist për takimin, duke thënë se pret që ai të zhvillohet në frymë konstruktive dhe të kontribuojë në tejkalimin e ngërçit institucional.
“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të, pasi tashmë rezultatet janë certifikuar nga KQZ-ja”, deklaroi Kurti para mediave.
Ndryshe, pritet që në fokus të bisedimeve, të jenë hapat e mëtejmë për formimin e institucioneve dhe tejkalimin e bllokadës politike./Indeksonline/

