75 Mall Live Search
09:20 / E Premte, 10 Korrik 2026 / L A

S’po e përpijnë ende humbjen, digjet një kukull me mbishkrimin Mbappe në Paraguaj

Kylian Mbappe është shndërruar në armikun numër një në Paraguaj.

E gjithë kjo nisi pas ndeshjes Paraguaj-Francë në 1/8-tat, ku fillimisht 10-shi i Francës kishte kritikuar lojtarët kundërshtarë për ndërhyrjet e lojtarëve kundërshtar ndaj tij dhe më pas ballafaqimi me senatoren e këtij, Celeste Amarilla.

Ndërsa mbrëmë në festivalin e “San Juan” në Asuncion, paraguajanët nuk po munden ende ta përpijnë eliminimin në Botëror teksa e vendosën një kukull me mbishkrimin Mbappe, në qendër të këtij qyteti.

Ata më pas e dogjën atë duke treguar ende frustrimin që kanë ndaj yllit të Francës dhe Real Madridit.

Mbappe, me Francën e tij tashmë kanë marshuar drejt gjysmëfinales ku do të përballen me fituesin e ndeshjes Spanjë-Belgjikë./IndeksOnline/