75 Mall Live Search
10:24 / E Premte, 10 Korrik 2026 / OSH

Eskalon situata në një aeroport të huaj, sulmohet edhe stafi

Disa pasagjerë, që besohet të jenë anëtarë të së njëjtës familje, u detyruan të braktisnin fluturimin pasi njëri prej tyre dëmtoi avionin para ngritjes.

Pasagjerë të dehur shkaktuan kaos në një aeroport meksikan të mërkurën, pasi u nxorën nga një fluturim i Aeroméxico. Sulmi i tyre i dhunshëm ndaj punonjësve u kap në kamera dhe videot u bënë virale në mediat sociale.

Pamjet filmike tregojnë disa pasagjerë të paidentifikuar që sulmojnë stafin në Terminalin 2 të Aeroportit Ndërkombëtar të Meksikos. Njëri prej tyre madje theu barrierat e kontrollit të vijës, pastaj kapi një shkop dhe e hodhi në ajër, raporton New York Post-i.

Sulmi ndodhi pasi dëshmitarët thanë se pasagjerët, të cilët dukeshin të dehur, u nxorën nga fluturimi. Ata u shoqëruan nga stafi pasi njëri prej tyre dyshohet se dëmtoi aeroplanin para ngritjes./Indeksonline/