Jorge Jesus tregon a do të jetë Cristiano Ronaldo në planet e tij dhe a është ai problem për kombëtaren portugeze
Jorge Jesus është zyrtarizuar si trajner i ri i Portugalis, duke zëvendësuar Roberto Martinezin.
71-vjeëari gjatë konferencës së parë për media u pyet për Cristiano Ronaldon, nëse ai është problemi kryesor te kombëtarja portugeze dhe a do të jetë pjesë e planeve të tij, shkruan IndeksOnline.
“Cristiano Ronaldo nuk do të jetë kurrë problem për Kombëtaren ose për mua. Ai është një simbol i futbollit portugez, i Kombëtares, i Portugalisë, dhe kjo do të mbetet përgjithmonë në histori.
Pata një kënaqësi të madhe të punoja me të vitin e kaluar. Është shumë e lehtë të punosh me të, për sa kohë që e kupton se ku mund të shkojmë të dy.
Prej andej, gjërat do të jenë të lehta, por kjo do të varet nga ajo që dua të bëj. E di që ai dëshiron të vazhdojë në Al Nassr. Ai më tha tashmë se dëshiron ta përfundojë karrierën e tij atje. Por, për sa kohë që kam kushte për t’u përzgjedhur, do të bëj atë që mendoj se është më e mira për Kombëtaren.”, deklaroi Jorge Jesus.
Jesus do ta udhëheq kombëtaren e Portugalis në kualifikueset e EURO 2028 dhe Kupës së Botës 2030./IndeksOnline/

