75 Mall Live Search
17:41 / E Premte, 10 Korrik 2026 / Gj Sh

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Drita – Kauno Zalgiris

Drita të marten e ardhshme do të luaj ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues të Champions League.

Në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, kampioni i Kosovës do të luaj ndaj skuadrë lituaneze, Kauno Zalgiris, shkruan IndeksOnline.

”Intelektualët” synojnë kualifikimin në raundin e dytë, pasi në ndeshjen e parë morën një rezultat pozitiv, duke barazuar 1-1.

Drita ka njoftuar tifozët se biletat për ndeshjen e së martes do të dalin në shitje nga dita e nesërme.

Biletat mund ti bleni në menyrë fizike nga ora 18:00 në dy pika: Para teatrit të qytetit të Gjilanit dhe Tek sheshi i qytetit (mbrapa hotelit).

Po ashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje edhe tek stadiumi “FADIL VOKRRI” në tri pika të shitjes.

Çmimet e biletave janë: Veri 3 euro, Lindje 5 euro, Përendim 10 euro dhe VIP 20 euro./IndeksOnline/