75 Mall Live Search
19:21 / E Premte, 10 Korrik 2026 / MSH1

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e ish-deputetes britanike

Një burrë 26-vjeçar është arrestuar me dyshimin për vrasjen e ish-deputetes britanike, Ann Widdecombe.

Policia e Devonit dhe Kornuollit thotë se një burrë i bardhë britanik është në paraburgim pasi 78-vjeçarja u gjet në shtëpinë e saj të enjten, me lëndime të rënda, raporton BBC.

Incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm dhe nuk ka “asnjë informacion” që sugjeron se ishte i motivuar politikisht , shtojnë ata.

Widdecombe, ish-ministrjaa konservatore, e kthyer në zëdhënëse të “Reform UK”, shërbeu si deputete për Maidstone në Kent për 23 vjet.

Menaxhmenti i Widdecombe thotë se ka qenë “një 24 orësh shumë traumatik dhe shqetësues”, kur njoftuan vdekjen e saj.

Kryeministri Keir Starmer thotë se hetimi për vrasjen është lajm tronditës, duke shtuar se i dyshuari është qartësisht i rrezikshëm.