75 Mall Live Search
22:20 / E Premte, 10 Korrik 2026 / MSH1

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Në hyrje të Republikës së Kosovës, respektivisht në Stacionin Policor Kufitar (SPK) Hani i Elezit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës sot kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë një automjet me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas të huaj.

Gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij, janë gjetur të fshehura 36 orë dore të cilat nuk ishin deklaruar.

Mallrat e padeklaruara janë sekuestruar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit është iniciuar procedurë për mosdeklarim të mallrave.

Policia e Kosovës deklaron se mbetet e përkushtuar që në bashkëpunimin me Doganën e Kosovës dhe me të gjitha institucionet tjera relevante të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme në pikat e kalimit kufitar.