75 Mall Live Search
09:01 / E Diele, 12 Korrik 2026 / L A

Kompletohen ndeshjet, këto janë gjysmëfinalet e Botërorit 2026

Botërori 2026 po vjen drejt përfundimit të saj.

Një muaj plot befasish, dramash dhe rezultateve surprizuese e përcjellën këtë kampionat, që nga ndeshja e parë e deri më tani.

Tani kanë mbetur vetëm 2 ndeshje, me të dyjat që kanë rëndësi të madhe dhe 4 skuadra që shihen si favorite në rast të kalimit në finale.

Franca përballet me kampionin e Evropës, Spanjën dhe Anglia do të luaj ndaj kampionit në fuqi të Botërorit, Argjentinën.

Humbësat e këtyre ndeshjeve do të përballen për vendin e tretë, e cila zhvillohet një ditë para finales së madhe.

Ndeshjet Francë-Spanjë dhe Angli-Argjentinë, zhvillohen më 14 dhe 15 korrik./IndeksOnline/