75 Mall Live Search
09:39 / E Diele, 12 Korrik 2026 / L A

Bellingham i kundërpërgjigjet Tuchelit: Ndoshta ai nuk e di se si është të luash në ato kushte

Jude Bellingham tregoi klasin e tij edhe njëherë.

Ylli i Real Madridit, arriti të shënonte 2 gola në fitoren ndaj Norvegjisë duke u shndërruar në një nga yjet e këtij Botërori.

Mirëpo pas ndeshjes trajneri i tij, Thomas Tuchel dha një deklaratë të pazakontë duke thënë se “ishin me fat” që fituan, gjë që çoi në një kundërpërgjigje nga Bellingham.

“Ndoshta ai nuk e di se si është të luash në ato kushte kundër Haaland, Ødegaard, Nusa dhe Sørloth. Nuk është një ekip i lehtë për t’u luajtur kundër”, deklaroi ai.

Anglia, në gjysmëfinale do të luaj ndaj kampionit në fuqi, Argjentinës të mërkurën në orën 21:00./IndeksOnline/