75 Mall Live Search
09:46 / E Diele, 12 Korrik 2026 / L A

Prishtinasi vetë-plagoset me armë nga pakujdesia, dërgohet në QKUK

Një person ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se nga pakujdesia është vetë-plagosur me armë zjarri, në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, te viktima njëkohësisht edhe i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë, një predhë e shkrepur, si dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“Njësitë relevante policore janë marrë me rastin. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.