Neymar gjen kohë pas eliminimit të Brazilit, shihet duke luajtur poker
Neymar Jr luajti këtë verë Botërorin e tij të fundit.
Ndonëse ftesa e tij nga Ancelotti ishte një që gëzoi të gjithë, impakti i tij ishte gati non-ekzistent mirëpo arriti të ngushëlloi veten duke shënuar nga penalltia ndaj Norvegjisë.
Pas eliminimit të “Seleçaos”, ylli brazilian u pa në Las Vegas duke luajtur poker në eventin No-Limit Hold’em 6-Max, me hyrje prej 10 mijë dollarëve.
E ardhmja e tij është ende e paqartë teksa kishte zëra se do të bënte lëvizjen në MLS, por mund të qëndrojë edhe te Santosi ku ka kontratë deri në fund të këtij viti./IndeksOnline.

