75 Mall Live Search
14:31 / E Diele, 12 Korrik 2026 / L A

“Mos trego mungesë respekti ndaj meje”, Messi u përplas me gjyqtarin gjatë ndeshjes me Zvicrën

Argjentina arriti kualifikimin në gjysmëfinale të Botërorit 2026.

Ata e mposhtën Zvicrën e Granit Xhakës dhe Ardon Jasharit, me rezultat 3-1 duke i bërë ata pretendentë për të fituar edhe titullin e 4-të.

Ylli i “Albicelestes”, Lionel Messi mori vëmendje për një incident në pjesën e parë teksa u përplas me gjyqtarin portugez, João Pedro Pinheiro.

Sipas pamjeve që janë bërë virale në rrjetet sociale, Messi reagoi menjëherë dhe i kërkoi arbitrit të ndryshonte tonin e komunikimit.

“Më fol siç duhet. Mos trego mungesë respekti ndaj meje,” ishte reagimi i 39-vjeçarit ndaj Pinheiros.

Momenti u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u komentua gjerësisht nga tifozët, të cilët vlerësuan mënyrën se si kapiteni i Argjentinës kërkoi respekt gjatë komunikimit me arbitrin, ndërsa disa të tjerë ‘shpërthyen’ në rrjetet sociale se përse Messi nuk u ndëshkua me karton.

Argjentina, në gjysmëfinale do të përballet me Anglinë që zhvillohet të mërkurën./IndeksOnline/