Asllani drejt largimit nga Hoffenheimi, e konfirmon drejtori sportiv: Ka oferta edhe nga jashtë Gjermanisë!
Largimi i sulmuesit kosovar Fisnik Asllani nga Hoffenheimi duket gjithnjë e më i afërt.
Drejtori sportiv i klubit gjerman, Andreas Schicker, konfirmoi për “Kicker” se ka interes konkret për 23-vjeçarin nga klube brenda dhe jashtë Gjermanisë, shkruan Indeksonline
“Është e vërtetë që ka bisedime me klube nga Gjermania dhe jashtë saj. Nuk është sekret që Fisnik Asllani ka një klauzolë largimi në kontratën e tij”, deklaroi Schicker në fillim të përgatitjeve të Hoffenheimit.
Sipas mediave gjermane, klauzola e lirimit të Asllanit është rreth 30 milionë euro.
Interesim për sulmuesin kishte shfaqur edhe Barcelona në fund të muajit mars, megjithëse deri tani nuk ka pasur zhvillime konkrete në lidhje me një transferim te gjiganti katalanas.
Kurse skuadra favorite për të firmosur me sulmuesin e Kosovës deri tani është Borussia Dortmundi./Indeksonline/

