E ardhmja e Raphinhas pas transferimeve të Barcelonës?! Flet Larpota: Është lojtari kyç…!
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë të qartë se Raphinha nuk është në shitje dhe se klubi nuk ka asnjë plan të ndahet me sulmuesin brazilian.
Duke folur për të ardhmen e 29-vjeçarit, Laporta theksoi se Raphinha do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të Barcelonës, pavarësisht përforcimeve të fundit në repartin ofensiv, shkruan Indeksonline
“Po, ai do të vazhdojë te Barcelona. Nuk kemi asnjë interes që Raphinha të largohet nga klubi. Përkundrazi, ai është një lojtar kyç në ekipin tonë”, deklaroi Laporta.
Presidenti blaugrana shtoi se afrimet e Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi e forcojnë edhe më shumë sulmin, por nuk ndryshojnë planet e klubit për brazilianin.
“Afrimet e Gordonit dhe Adeyemit e përforcojnë shumë repartin ofensiv, por kjo nuk do të thotë se do të heqim dorë nga Raphinha. Ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Laporta.
/Indeksonline/
⚽️🔵🔴 𝗟𝗔𝗣𝗢𝗥𝗧𝗔 𝗖𝗜𝗘𝗥𝗥𝗔 𝗟𝗔 𝗣𝗨𝗘𝗥𝗧𝗔 𝗔 𝗟𝗔 𝗦𝗔𝗟𝗜𝗗𝗔 𝗗𝗘 𝗥𝗔𝗣𝗛𝗜𝗡𝗛𝗔 🚫
🗣️ 🔵🔴 Joan Laporta sobre el futuro de 🇧🇷 Raphinha:
“Sí, va a seguir en el Barça.”
“No tenemos ningún interés en que deje de jugar en el Barça. Al revés, Raphinha es un jugador… pic.twitter.com/VjUZ2cTXDT— Futbolnamass (@futbolnamass) July 13, 2026

