75 Mall Live Search
08:35 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / G T

Joe Cole sfidon Messin: Do ta ndalim pa problem, Anglia do ta eliminojë Argjentinën!

Ish-futbollisti i Anglisë, Joe Cole, ka bërë një deklaratë të fortë para gjysmëfinales së Kupës së Botës ndaj Argjentinës, duke shprehur bindjen se “Tre Luanët” do të sigurojnë kualifikimin në finale.

Në një intervistë për “The Rest Is Football”, Cole tha se Anglia do të arrijë ta neutralizojë Lionel Messin dhe të ndalojë ndikimin e tij në lojë, shkruan Indeksonline

“Messi për herë të parë përballet me Anglinë? Do ta neutralizojmë. Jam 100 për qind i bindur për këtë”, u shpreh ai.

Cole shtoi se është i bindur se ekipi angleze ka armët e duhura për të mposhtur kampionët në fuqi.

“Po e them që tani, Anglia do të shkojë në finalen e Kupës së Botës. Kemi shumë më tepër shpejtësi për t’i goditur pikat e forta të Argjentinës. Do t’i mposhtim, e ndiej këtë deri në palcë”, deklaroi ish-mesfushori anglez.

Kujtojmë se ndeshja mes Anglisë dhe Argjentinës zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00./Indeksonline/

Temat: