Manchester Unitedi pranë marrëveshjes me Youri Tielemans-in
Manchester Unitedi është shumë pranë transferimit të mesfushorit belg, Youri Tielemans, pasi bisedimet me Aston Villan kanë hyrë në fazën përfundimtare.
Sipas raportimeve të “The Athletic“, klubet janë në negociata të avancuara dhe marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti, me “Djajtë e Kuq” që synojnë të përforcojnë mesfushën gjatë merkatos verore, shkruan Indeksonline
Tielemans shihet si alternativa e radhës për Unitedin pas dështimit të marrëveshjes për transferimin e Edersonit.
Mesfushori belg, i cili iu bashkua Aston Villës pas largimit nga Leicester City, konsiderohet një lojtar me përvojë në Premier League dhe një profil që përshtatet me kërkesat e trajnerit të Manchester Unitedi./Indeksonline/

