Sulmuesi që e do Shqipëria afër marrëveshjes me klubin e ri, po shkon në Austri?!
Sulmuesi i Mainzit, Nelson Weiper, mund të largohet nga Bundesliga gjatë kësaj vere, me Sturm Grazin që po e konsideron seriozisht transferimin e tij.
21-vjeçari ka treguar formë të mirë gjatë fazës përgatitore, duke realizuar një tregolësh në fitoren 10:0 të Mainzit ndaj Sportfreunde Eisbachtal. Më herët, ai kishte shënuar edhe dy gola në miqësoren kundër Pfeddersheimit, duke konfirmuar se po kalon një moment pozitiv, shkruan Indeksonline
Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të mira në parasezon, e ardhmja e tij te Mainzi mbetet e paqartë. Sezonin e kaluar, Weiper pati pak hapësira në Bundesligë, ku u aktivizua kryesisht si zëvendësues dhe nuk arriti të shënojë asnjë gol.
Sipas gazetës austriake Kronen Zeitung, kampioni i Austrisë, Sturm Graz, po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit gjerman. Klubi austriak kishte si objektiv fillestar reprezentuesin e Bosnjë e Hercegovinës, Samed Bazhdar, por oferta e tij u refuzua nga Real Zaragoza, duke bërë që vëmendja të zhvendosej te Weiper-i./Indeksonline/

