75 Mall Live Search
19:48 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / B XH

Flakët i afrohen Parisit, Franca në luftë me zjarret – 13 viktima

Europa Perëndimore po përballet me një valë të re ekstreme të të nxehtit, e shoqëruar me zjarre shkatërruese që kanë marrë jetë njerëzish dhe kanë detyruar autoritetet të ndërmarrin masa emergjente.

Në Francë, një zjarr i madh përfshiu një pyll historik vetëm 70 kilometra nga Parisi, duke detyruar mbylljen e autostradës që lidh kryeqytetin me jugun e vendit dhe duke ndërprerë përkohësisht edhe qarkullimin e trenave të shpejtë.

Mbi qindra zjarrfikës dhe avionë për shuarjen e flakëve janë angazhuar në operacion, ndërsa ministri i Brendshëm deklaroi se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, pasi flakët nisën në disa pika njëkohësisht.

Ndërkohë në Spanjë, bilanci i viktimave nga zjarri në provincën Almeria është rritur në 13, pas vdekjes së një 93-vjeçareje britanike nga djegiet, ndërsa dhjetë persona rezultojnë ende të zhdukur.

Shkencëtarët paralajmërojnë se temperaturat rekord dhe thatësira, të lidhura me ndryshimet klimatike, po shtojnë rrezikun e zjarreve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se kontinenti mund të përballet me javë edhe më vdekjeprurëse, ndërsa një valë e re të nxehti pritet të godasë edhe Italinë gjatë ditëve në vijim.