75 Mall Live Search
10:40 / E Martë, 14 Korrik 2026 / P M

Vdekja e 62-vjeçarit në Prizren, IQP-ja thotë se viktima nuk ishte punëtor: Po punonte te vëllai

Inspektorati Qendror i Punës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit në Prizren, i cili dyshohet se ra nga kulmi i një shtëpie.

Sipas njoftimit, nga të dhënat fillestare rezulton se viktima nuk ka qenë punëtor.

IQP-ja bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në një shtëpi private, ku po kryheshin punime për renovimin e kulmit, ndërsa viktima nuk ishte i angazhuar në procesin e punës, por ishte vëllai i pronarit të shtëpisë.

“IQP-ja ka konstatuar se nuk ka ekzistuar marrëdhënie kontraktuale investitor–punëkryes, si dhe nuk ka pasur marrëdhënie pune, sipas përcaktimeve ligjore”.