75 Mall Live Search
12:26 / E Martë, 14 Korrik 2026 / OSH

Një llapjan vendosi kamerat fshehurazi në lokal, e zë pronarin duke ia marrë pijet (Pamje)

Llapi është “nana e vakive”. Ky rast i fundit e dëshmon këtë më së miri. Një person kishte marrë një lokal me qera në Podujevë. Por kohë pas kohe vërente se barazimi në fund të ditës nuk përputhej me pazarin ditor.

Për këto dyshime ai kishte vendosur kamerat e sigurisë.

Në bazë të kamerave ai ka vërejtur se pronari i objektit (lokalit) e kishte bërë një shprehi, duke ia marrë me qese pijet në lokal. Indeksonline e ka kontaktuar pronarin e lokalit i cili e ka arsyetuar veprimin e tij.

“E kemi pas një marrëveshje për kompensim me pije në vlerë 50 euro. Jam shku me i marrë nja tri here kur kisha mysafir”, ka thënë ai.

Personi që menaxhon lokalin ka thënë se rastin e ka lajmëruar edhe në polici, por që nuk është ndërmarrë asgjë./Indeksonline/