75 Mall Live Search
11:50 / E Martë, 14 Korrik 2026 / b l

Avokati Bajraktari: Kërkesa e Thaçit për lirim me kusht është legjitime dhe juridikisht e bazuar

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paraqitur kërkesë për lirim me kusht në procesin gjyqësor për pengim të administrimit të drejtësisë, duke ofruar garanci prej 50 mijë eurosh dhe duke u zotuar për respektimin e çdo kushti që mund të caktojë gjykata.

Lidhur me këtë ka reaguar avokati Ardian Bajraktari, duke thënë se kjo kërkesë është legjtiime dhe juridikisht e bazuar.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Bjajraktari ka shkruar se në këtë fazë të procedurës, sfida kryesore për gjyqtaren dhe gjykatën nuk është nëse ekziston baza ligjore për lirimin me kusht, por nëse vendimmarrja do të respektojë parimin e barazisë para ligjit dhe konsistencën në zbatimin e standardeve gjyqësore.