75 Mall Live Search
12:54 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: S’duhet me pas jakën e këmishës të shqyer për të tregu ndershmëri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur pyetjeve dhe kritikave të deputetëve të Kuvendit sa i përket rritjes së pagave.

Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së tij janë rritur shumë punë të mëdha, raporton Indeksonline.

“6 muaj të kësaj qeverisje janë kryer punët më të mëdha për vendin. Nuk mundem me i korigju 20 vjet që kaluan, diku në  vend përgjegjësia duhet ti ketë parametrat e saj. Kemi gjetur qeverinë pa ligj, s’di kush e ka nal qeverinë me bo një ligj, ne nuk kemi gju gaz me ndalu ligjin për qeverinë. Pse s’u bo ligji për nivelizim të pagave, kështu e kam gjet qeverinë unë”, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka kujtuar kohën kur ishte vet deputet i Kuvend, duke thënë se edhe atëherë rriteshin pagat dhe një gjë e tillë ishte normale.

“Janë 120 veta që vendosin për fatin e 2 milionë njerëzve, pse duhet me i lënë me paga të vogla. Këto janë pallavra që i shesin plot. Gjendja përmirësohet me njerëz që punojnë. E keni lënë Kosovën në mural të rrejshëm ordiner, nuk është koha që me pas jakën e këmishës së shkyme me tregu që je i ndershëm, ka shku ai vakt. Ndaqi me zhvillu këtë vend mos e leni njerëzit që kanë përgjegjësi të jetë të nëpërkëmbur. Nuk jam kundër kritikës për pagat, e kam mirëprit kritikën, i kam mirëprit krevatat dhe më ka mbet merak një, nuk kanë qenë aty kur erdha i kishin heq prej rrethojave”, ka përfunduar Haradinaj. /Indeksonline/