Sot Xeni ka ditëlindjen! Ky është urimi i Korabit (Foto)
Një nga këngëtarët dhe zërat më të mirë të muzikës popullore është edhe këngëtari Shkëlzen Jetishi, i njohur si Xeni.
Ai i fali hite të shumta muzikës shqiptare, ndërsa edhe më tutje vazhdon të jetë tejet aktiv me projekte e koncerte, shkruan Indeksonline.
E Xeni sot ka ditëlindjen, sigurisht që urimet më të mira vijnë nga personat më të dashur për të. Është djali i tij Korabi ai që ka uruar të atin për ditën më të rëndësishme të tij, ndërsa ka shkruar:
Urime ditelindjen njeriut me te shtrenjt ne bote, babit tim, ti qe gjithmon me mbeshtete ne çdo gje ne jete, urime i befsh edhe 100 tjera.