Jennifer Garner dhe Nicole Kidman zgjodhën të kaltërtën në tapetin e kuq (Foto)
Thuajse një vit presin për tu bërë pjesë e këtij eventi, ndërsa bëjnë kujdes të shtuar kur bëhet fjalë tek paraqitjet e tyre në tapetin e kuq.
Mbrëmë në Los Angeles u mbajt edicioni i 90-të i ceremonisë së çmimeve Oscar, ndërsa vëmendja më e madhe bie si gjithmonë tek femrat, ato të cilat kanë famë botërore, shkruan Indeksonline.
Dy nga aktoret më të famshme, Jennifer Garner dhe Nicole Kidman këtë vit zgjodhën ngjyrën e kaltër dhe dukeshin tejet elegante. E që të dyja zgjodhën Giorgio Armanin këtë vit. Si gjithmonë mendimet janë të ndryshme sa i përket paraqitjeve të yjeve./Indeksonline/