17:24 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ben Affleck dhe Jennifer Garner harrojnë ndarjen, shoqërohen së bashku

Ata kanë nënshkruar dokumentet e divorcit muajin e kaluar, por kjo nuk i ka ndaluar aktorët Ben Affleck dhe Jennifer Garner që të shoqërohen përsëri.

Aktorët e listës A të Hollywood-it, janë fotografuar duke kaluar kohë së bashku gjatë ndeshjes së bejsbollit në pjesën VIP të stadiumit Dodger në Los Angjelos, shkruan Indeksonline.

Padyshim Jenner ishte aty për të treguar mbështetje për ish-bashkëshortin e saj, i cili është një fans i ‘çmendur’ i ekipit të Boston Red, së bashku me ta ishin edhe fëmijët e tyre.

Ben Affleck dhe Jennifer Garner ishin të martuar për 12 vite, nga kjo martesë ata kanë tre fëmijë./Indeksonline/