75 Mall Live Search
16:39 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Të flasësh për ish-in në takimin e parë, është një gjë e mirë! Ja arsyeja

Ndoshta të gjithë mendojmë se një rregull i artë për takimet e para është: “të mos flasim shumë për ish- të dashurit”.

Sigurisht, duke kujtuar ish-të dashurit para personit që keni përpara e që pretendoni të keni diçka me të ju mendoni se mund të ju mërzisë shumë, por ekspertët e takimeve thonë se në fakt kjo mund të ndikojë që personi që keni përballë të letë njohuri rreth juve se si jeni në një marrëdhënie dhe çfarë mund të presin në të ardhmen nga ju.

Plus, në varësi të asaj se sa flisni për të kaluarën, do të jeni në gjendje të tregoni pothuajse menjëherë nëse jeni të gatshëm për të kaluar një dashuri të re.

“Nëse gjatë kësaj kohe sa ju jeni duke folur për ish-in arrini të bëni shaka për situatën, është një shenjë e qartë që ju jeni gati të nisni një lidhje të re”, ka shtuar ai.

Psikolog’ja e takimeve, Madeleine Mason pajohet që biseda rreth ish-it mund të ofrojë disa informacioneve të domosdoshme.

Megjithëse kjo ka përfitimet e veta, Mason rekomandon që të mos hyni thellë që në takimin e parë dhe të tregoni për dhimbet e juaja të thella që keni pasur nga ndonjë marrëdhënie e dështuar, pasi kjo mund të jetë padyshim jo shenj e mirë për partnerin që e keni  përpara./Indeksonline/