75 Mall Live Search
23:33 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

BE-ja kërkon dialog me SHBA-të për taksat e çelikut dhe aluminit

Bashkimi Evropian shpreson të garantojë një përjashtim nga tarifat amerikane të importit të çelikut dhe aluminit, deklaruan sot zyrtarë të larë, ndërkohë që zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Jyrki Katainen akuzoi presidentin amerikan për proteksionizëm.

Trump firmosi dje imponimin e tarifave mbi importin e çelikut (25%) dhe aluminit (10%), duke përdorur një ligj të rrallë amerikan që autorizonte veprimin presidencial kundër importeve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.

BE-ja ka deklaruar se do të kundërpërgjigjet nëse preket nga këto tarifa, por ka premtuar nga ana tjetër se do të bëjë maksimumin për të negociuar.