13:17 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Ministri dhe komandanti i FSK-së bëjnë homazhe para arkivolit të tetar Shani Malokut [Foto]

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka bërë sot homazhe para arkivolit të tetar, Shani Malokut, i ndjeri nga Malisheva.

Berisha së bashku me komandantin e FSK-së, Rrahman Rama të shoqëruar nga atdheu ushtarak i SHBA-ve në Kosovë, kolonel, Freffrey H. Fisher, në kazermën e FSK-së në Pomozotin  u shprehen ngushëllime familjarëve të të ndjerit, Shani Malokut.

Maloku (1973)  ishte nga  fshati Plloçicë  i komunës së Malishevë. Ai në  afërsi të shtëpisë së vetë  së bashku me vëllain u vranë  nga të shtënat me armë, në rrethana ende të pa njohura. I ndjeri ka qenë duke shërbyer  në kazermën e FSK-së në Pomozotinë, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), njësia: Mbrojtjes Kimike Atomike Biologjike (MKABK).

Po ashtu  për homazhe ishin edhe gjeneralë, oficerë, nënoficerë, ushtarë të FSK-së si dhe kolegë të njësisë dhe punës së të ndjerit  Shani Maloku.

Ai po ashtu ka qenë ish pjesëtarë i TMK-së. Shokët e njësisë dhe të gjitha ata që kanë pasur rastin ta njohin nga afër e kujton si njeri shumë të përkushtuar, punëtor, fjalëpakë  dhe i dashur me shok.

Varrimi i Shaniut dhe vëllait të tij do të bëhet sot në ora 15:00 në fshatin e lindjes në Plloqicë të  komunës së Malishevës./Indeksonline/